Lajmet e fundit
Kapiteni i Shqipwrisw ka thwnw se wshtw duke e menduar pensionimin, ndwrsa ka falwnderuar tw gjitha ata qw nuk u mwdyshwn pwr tw zgjedhur fanellwn e Kombwtares.

Lorik Cana, në konferencën për media para përballjes Kosovë - Shqipëri, ka thënë se është duke menduar pensionimin.
"Pas kampionatit Evropian do te ulem me familjen dhe De Biasin e të bisedojë rreth të ardhmes time".
Mbrojtësi poashtu ka folur edhe për debatin e përhershëm: të zgjedhësh Kosovën apo Shqipërinë?, duke falënderuar të gjithë ata që nuk u mëdyshën për të zgjedhur fanellën kuqezi.
“Ndjehem krenar që kam kontribuar që të gjithë shqiptarët të mblidhen dhe krijojnë një Kombëtare”, u shpreh ai.
“Në të kaluarën Shqipëria nuk kishte Kombëtare, por një Përfaqësuese, dhe aty nuk kanë pasur mundësi të luajnë shumë shqiptarë të shkëlqyer si Vokrri e shumë të tjerë. Nuk mund të flas për të tjerët, jam i fokusuar në Evropian”.