Lorik Cana është tërhequr përfundimisht nga kombëtarja shqiptare. Gjakovari është pensionuar nga Kombëtarja shqiptare, megjithatë ai do të mbetet një pikë referimi për brezat e ardhshëm të kuqezinjve. Si askush tjetër më parë, legjenda me numrin “5”, do të lërë pas një sërë rekordesh që vështirë se mund të thyhen lehtë. Ja rekordet e Canës me kombëtaren dhe skuadrat ku ka luajtur: Lojtari me më shumë ndeshje me kombëtaren shqiptare, përkatësisht 93. Lojtari i parë shqiptar në Premier Ligë. Lojtari i parë i huaj në Premier Ligë që merr shiritin e kapitenit që nga sezoni i parë. Lojtari i parë i huaj që shënon gol në “Türk Telekom Arena”. Lojtari me më shumë kartonë të verdhë në historinë e Olimpikut të Marsejës, përkatësisht 54. ●●●Shpërndaje këtë artikullKSHKRIMI NGAKLANKOSOVAEditorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter