Lajmet e fundit

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka mbajtur sot një ligjëratë në Kolegjin AAB, ku ka folur për çështje të ndryshme lidhur me futbollin shqiptar dhe kosovar.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm ta zëvendësonte selektorin aktual, Albert Bunjaki, në krye të Kosovës, Cana është përgjigjur: “Nëse një ditë do ta shihja të arsyeshme dhe do të më ofrohej të bëhem trajner i Kosovës, nuk do ta kisha asnjë problem, pse jo”, ka thënë Cana.
Gjatë ligjëratës Cana ka folur për shkollimin, periudhën e vështirë të të qenit refugjat, lidhjen e fortë që ka me Kosovën dhe Shqipërinë dhe pa dyshim edhe për futbollin dhe karrierën si futbollistë.