Lajmet e fundit
21 vjeçari beson se menaxheri i ri është i veçantë në aspektin se është më shumë emocional me lojtarët.

Emre Can ka thënë se Jurgen Klopp është menaxher si rrallë ndonjë tjetër.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit e zëvendësoi Brendan Rodgersin në tetor duke barazuar në ndeshjen e parë ne krye të skuadrës nga Anfield Road.
Can beson se bashkëkombasi i tij është emocional dhe ndjen se stili i tij i përshtatet.
“Ai është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Është më emocional”.
“Nuk besoj që diçka do ta ndryshojë atë njeri. Kjo sepse të gjithë trajnerët kanë stilin e tyre”.
“Më pëlqen shumë të punoj me të. Ai vjen në stërvitje dhe të tregon si të përmirësohesh”.
“Mënyra e tij e punës është perfekte”.