Lajmet e fundit
Gjermani beson se Reds janë duke u përmirësuar nën urdhërat e bashkëkombasit të tij, por ka thënë se ende duhet të përmirësohen në konsistencë.

Emre Can beson se Liverpool ka ecur përpra nën urdhërat e Jurgen Klopp, por që skuadra duhet të fokusohet në të qenit më konsistente në arritjen e qëllimeve.
Klopp zëvendësoi Brendan Rodgers në Anfield në tetor dhe në gjashtë muajt e tij në krye të skuadrës, Reds kanë pasur luhatje.
Por Can beson se bashkëkombasi i tij e ka përmirësuar skuadrën dhe nuk beson se ka ndonjë arsye pse të mos triumfojnë ndaj Dortmund.
“Nuk duhet të shikohet renditja”.
“Ne ende i kemi një apo dy ndeshje më pak se skuadrat tjera dhe mund ta përmirësojmë pozitën”.
“Duhet ta shikoni futbollin që e kemi luajtur në javët e fundit. Kemi bërë hapa të mëdhenj përpara si skuadër”.