Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Bayer Leverkusenit ka lavdëruar trajnerin gjerman, ndërsa ka folur edhe për rolin e Steven Gerrardit në zhvillimin e tij në Anfield.

Emre Can beson se Jurgen Klopp ka potencial për të arritur sukses në Anfield.
Duke folur para shkarkimit të Rodgersit, Can ka lavdëruar punën e Kloppit tek Borussia Dortmund, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit të Bundesligës dhe finales së Ligës së Kampionëve.
“Jurgen Klopp është trajner i madh”.
“Mendoj se ajo që ka treguar tek Dortmundi i përshtatet secilës skuadër në botë”.
“Dështimi në disa ndeshja na ka kushtuar”.
“Megjithëse shumica e fajit ka rënë mbi Rodgersin edhe lojtarët kanë pjesën e tyre të fajit. Rodgers ka bërë punë të mirë tek Liverpooli”.
Can poashtu ka folur me nderim për ish kapitenin e skuadrës, Steven Gerrard.
“E mbaj mend kur udhëtonim për t’u përballur me Chelsean. Unë kisha luajtur pak deri atëherë”.
“Ai u ul afër meje dhe më tha: “Është koha që të shkëlqesh”. Kur dikush si ai vjen tek ti është diçka shumë me rëndësi”.