“Jo më këngë për para apo për të qenit një k***ë e keqe”, thotë Camila Cabello. Në vend të kësaj, ajo të dëshiron të këndojë për dashurinë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 22 vjeçare tha: “Në vitin 2019, nuk kam shkruar këngë në lidhje me paratë apo me të qenit një k***ë e keqe”.
Cabello tha se ajo më shumë qejf të flasë për dashurinë dhe ndjenjat e vërteta.
Dashuria sigurisht se ka zënë hapësirë në jetën e këngëtares pasi ajo është në lidhje me Shaën Mendes, që nga vera kur sollën bashkë “Senorita”.
Cabello gjithashtu foli për frymëzimin e albumit.
“Ka të bëjë me dashurinë. Unë jam e dashuruar, dashuruar dhe dashuruar. Dhe ky është thelbi i albumit”.
“Romance” është albumi i dytë i saj që nga ndarja prej Fifth Harmony në vitin 2016.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.