Camila Cabello ishte e sinqertë kur foli për shëndetin e saj mendor.
“Unë isha përgjithësisht tepër nervoze dhe e shqetësuar kur isha e vogël”, shkroi ajo në disa postimë në Instagram, transmeton Klan Kosova.
22 vjeçarja tha se ka mësuar se ajo ka kaluar jetën në dy versione: Camila e vogël e tmerruar nga të panjohurit dhe Camila tjetër që e donte jetën.
Këngëtarja më pas këshilloi ndjekësit që të bëhen të fortë dhe të jenë kërkues të aventurave. Ajo tha se ende ndihet pak e shqetësuar por po punon rreth këtij problemi.
Ylli pop më pas këshilloi pasuesit që kanë të bëjnë me përpjekje të ngjashme që "nëse nuk keni qenë shumë trim, shumë i shoqërueshëm ose i egër ose një kërkues aventurë, nëse e përshkruani veten si e kundërta e atyre gjërave ... nuk do të thotë që nuk mund të jesh ".
“Shkoni pas asaj që doni sepse ju vleni. Ju e meritoni fitimin në luftë. Është gjëja më e vlefshme që ekziston”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.