Këngëtarja e njohur Camila Cabello është e njohur për dukjen e kuruar, mirëpo në këtë kohë pandemie tek të gjithë ka ndryshuar rutina e kujdesit ndaj vetës.
Camila i ka kërkuar ndihmë nënës së saj për t'i shkurtuar flokët e që në fund u nda shumë e pakënqur, transmeton Klan Kosova
Camila i paralajmëroi fansat e saj “mos e bëni këtë në shtëpi”, ndërsa e xhiroi videon me nënën e saj duke ia shkurtuar flokët.
Krijuesja e hitit “Havana” u shfaq e freskët nga dushi me flokët e saj të lagur, ndërsa ishte e mbështjellë me një peshqir të bardhë banje.

“Unë kam parë shumë postime duke paralajmëruar njerëzit të mos e bëjnë këtë,” u shpjegua Camila menjëherë para se gërshërët të bënin punën e tyre.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.