Lajmet e fundit

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron ka postuar një video në X në gjashtëmujorin e luftës Izrael-Gaza dhe përsëriti thirrjet që Hamasi të lirojë "çdonjërin" nga pengjet që mban.
Cameron kujton takimin me anëtarët e familjes së shumë pengjeve dhe thotë, "ata po tregojnë guxim të jashtëzakonshëm në rrethanat më të vështira të paimagjinueshme”, përcjell Klankosova.tv.
"Është krejtësisht çnjerëzore të zgjasësh agoninë e tyre," shton ai.
Më herët, Cameron këmbënguli se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin "nuk është e pakushtëzuar", disa ditë pasi një sulm ajror izraelit vrau shtatë punonjës të ndihmës në Gaza.