Lajmet e fundit

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka kërkuar shpjegim të plotë nga Izraeli për rastin e vrasjes e një punëtori britanik në Gaza.
Ai i ka quajtur tepër shqetësuese raportimet për vrasjen e shtatë punonjësve, përfshirë një britaniku, nga sulmet izraelite, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv.
“Raportohet se ka të vrarë britanik. Ne jemi duke punuar urgjent që t’i verifikojmë këto informacione dhe familjeve t’u ofrojmë mbështetje të plotë”, është shprehur Cameron.
“Është themelore që punëtorët e ndihmës humanitare të mbrohen në mënyrë që të mund ta kryejnë punën. I kemi bërë thirrje izraelit që menjëherë të nisë hetime dhe të sigurojë shpjegim të plotë dhe transparent për atë që ka ndodhur”.