Lajmet e fundit
Ikona e klubit ka goditur komentet e bërë në drejtim të klubit këtë javë, duke lavdëruar shumë punën që po bën Zinedine Zidane.

Ish lojtari i Real Madridit, Jose Antonio Camacho e ka kritikuar Rafael Benitezin për komentet e tij të bëa në drejtim të klubit.
Benitez mori drejtimin e Los Blancos gjatë verës së shkuar, për t’u shkarkuar në fillim të këtij viti pas rezultateve shumë të dobëta.
Së fundmi ai e ka kritikuar klubin, por Camacho ka thënë se këto deklarata ishin të pabaza.
“Benitez ka inat me Real Madridin. Nëse do të isha ai, do ta mbaja gojën mbyllur”.
“Por nëse ke diçka për të thënë, duhet ta thuash brenda, jo jashtë”.
“Si madridist jam i lumtur sepse skuadra tash duket mirë dhe Zidane është duke bërë punë të mirë”.