DJ me famë ndërkombëtare pritet t’i bashkohet festivalit tashmë tradicional “Sunny Hill”.
Bëhet fjalë për Calvin Harris dhe lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes Dua Lipës, njofton Klan Kosova.
Këngëtarja shqiptare postoi një video të artistit në Instagram teksa konfirmon ardhjen në Prishtinë.
“Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se Calvin Harris është njëri nga performuesit e Sunny Hill Festival, që do mbahet me 2,3 dhe 4 Gusht në Prishtinë. Programi i artistëve këtë vit është i çmendur dhe jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë tanë që do të vijnë në Kosovë. Numërimi nga prapa ka filluar”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BzFEM3ihooM/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.