Lajmet e fundit

Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon, beson se do të jetë e vështirë për Napolin të fitoj Serie A, por me zemër gjerësi ka premtuar se do ta shtroj një darkë nëse Napoli fiton Skudeton.
“Ne kemi filluar mirë,” ish lojtari i Real Madridit ka thënë për radion spanjolle Cadena.
“Jemi afër vendit të parë dhe dëshirojmë të vazhdojmë kësisoj.
“Ne luajmë futboll të bukur dhe shënojmë shumë, gjë që fansat e pëlqejnë.”
Spanjolli është pyetur nëse ai beson se Napoli mund të përfundoj i pari në Serie A, pas këtij starti të mirë.
“Nëse ne do të fitojmë titullin, unë do t’ju ftojë të gjithëve në darkë!” u përgjigj Callejon.
“Është një sfidë e madhe dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga ditët e Diego Maradonnas.”
“Shpresojmë që mund të fitojmë këtë vit.”