Lajmet e fundit
Lojtari i përfaqësueses turke është një nga specialistët e goditjeve të lira në vitet e fundit duke tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane.

Hakan Calhanoglu e ka pranuar se ai do ta kishte të vështirë të refuzonte ofertat e Mancehster Untiedit apo Barcelonës në rast se ato do t’i vinin.
Calhanoglu është një nga lojtarët më të mirë të Bayerit vitet e fundit, duke u bërë veçanërisht i njohur për aftësinë e tij për të shënuar nga gjuajtjet e lira.
Duke folur pas humbjes nga Roma, mesfushori ka thënë se ai do t’i konsideroj të gjitha ofertat, megjithëse as Barça as Unitedi nuk kanë bërë ofertë zyrtare për të.
“Barcelona dhe Manchester Unitedi janë klube të mëdha. Është e vështirë t’u thuash jo, por ende është herët të flitet për këtë gjë”.
21 vjeçari ka thënë se nëse do të kishte ofertë nga Barcelona atë do ta shqyrtonte me kujdes, por ka theksuar se deri tani gjithçka është vetëm spkulim.
“Nuk kam thënë dhe s’ka asgjë për t’u thënë, por nëse Barcelona më bën ofertë unë do ta shqyrtoj atë”.