Lajmet e fundit
Ish-presidenti i Los Blancos ka thënë se asi portugez mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ramon Calderon është duke vazhduar të prodhojë lajme nga kampi madrilen.
Ish-presidenti i Real Madridit nuk e ka përjashtuar mundësinë që ylli i skuadrës të largohet nga Madridi.
“Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi”.
Calderon ka thënë se “ka kohë që qarkullojnë zëra për interesimin e Paris Saint-Germain për Ronaldon, por uroj që ai të mos largohet”.
Këto deklarat vijnë pas një varg shkrimesh nëpër media të cilat flasin për “dëshirën e Ronaldos” për të lënë Madridin.