Lajmet e fundit
Ish-presidenti beson se Florentino Perez është duke synuar një lëvizje të madhe, duke zëvendësuar kështu Rafa Benitezin me Jsoe Mourinhon dhe sjellë në Madrid edhe asin belg Eden Hazard.

Real Madridi është i interesuar për ta kthyer Jose Mourinhon në krye të pankinës dhe do që në paketë me të të përfshihet edhe Eden Hazard, mendon Ramon Calderon.
Mourinho e ka filluar edicionin e ri si mos më keq, pasi Blutë renditen në pozitën e 15-të, duke fituar vetëm tre ndeshje në dhjetë ndeshjet e para.
Por ish-presidenti beson se klubi do që ta ketë portugezin në krye të pankinës e bashkë me të edhe asin belg në skuadër.
“Nëse Mourinho nuk është tek Chelsea më, mendoj që Florentino Perez do të synojë që ta kthejë në Madrid”.
“Ai e ka provuar këtë gjë, por Mou nuk donte të largohej”.
“Nëse gjërat nuk i ecin Benitezit, Perez do të mundohet ta kthejë Mourinhon”.
“Ata gjithashtu janë duke u munduar që ta sjellin edhe Hazardin. Të presim dhe të shohim”.