Lajmet e fundit
Ramon Calderon mendon se Ramos nuk është shtirur kur ka kërkuar nga klubi që të largohet drejt Manchester United.

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon duke komentuar zhvillimet në klubin mbretëror, mes tyre edhe situatën e krijuar pas kërkesës së Sergio Ramos për kontratë të re dhe mospërmbushjes së saj, ka thënë se qendërmbrojtësi është i sinqertë në kërkesën e tij për largim drejt Manchester United.
“Ramos i ka thënë drejtorit sportive të dëgjojë ofertat që vijnë nga Manchester United”.
“Unë e di që Ramos e do vërtetë transferimin atje”.
Calderon shton kështu paqartësitë rreth të ardhmes të zëvendëskapitenit të ‘Los Blancos’, duke e shtuar emrin e tij në listën e atyre që kanë komentuar mbi këtë çështje.