Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka mbështetur Jose Mourinho-n sa i përket mundësisë së rikthimit të tij në "Santiago Bernabeu".
Portugezi u shkarkua nga Manchester United në dhjetor, dhe është lidhur me një rikthim në "Santiago Bernabeu", pas rezultateve të dobëta të këtyre të fundit.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit dhe pothuajse humbjes së gjasave për titull në La Liga, madrilenët pritet që ta shkarkojnë edhe Santiago Solari-n, dhe Calderon beson se ata do t'i drejtohen Mourinho-s që kishte qenë për disa vite trajner aty.
"Mendoj që trajneri i ardhshëm do të jetë Jose Mourinho, sipas mendimit tim", ka thënë Calderon për Love Sport Radio.
"Ai është i vetmi trajner që e respekton presidenti, dhe e ka mbështetur aty gjatë gjithë kohës. Nëse nuk është këtu sezonin tjetër, atëherë do të jetë shkaku që portugezi do të thoshte 'jo'", shtoi mes tjerash ai.