Lajmet e fundit
Skuadra nga Camp Nou, tash e disa vite, po dominon futbollin spanjoll dhe europian, ndërsa Los Blancos kanë dështuar të lënë vulën e tyre.

Filozofia e Barcelonës për futbollin është më e fortë se e Real Madridit, ka thënë ish presidenti i Los Blancos Ramon Calderon.
Calderon beson se Barcelona e ka qëndruar besnike identitetit të saj që nga periudha e Johan Cruyff si trajner, mes viteve 1988 dhe 1996, ndërsa Madridi ka dështuar ta bëjë këtë gjë.
Ai ka thënë se nëse nuk ndryshohet diçka në të ardhmene afërt, Reali rrezikon të lihet krejtësisht në hije nga skuadra katalunase, që edicionin e shkuar fitoi tripletën, ndërsa këtë edicion mposhti Los Blancos me rezultat të thellë 4-0.
“Në Madrid kalohet nga trajneri në trajner, pa asnjë kriter planifikimi. Duhet ta kuptojmë që Barcelona e ka bërë ndërrimin e trajnerëve shumë më mirë se ne”.
“Barcelona, që nga epoka e Cruyff, e ka stabilizuar stilin e lojës. Ka pasur momente të këqija dhe të mira, por ata kishin plan dhe ide”.
“Në Madrid kjo nuk ndodhë sepse presidenti është inxhinier dhe nëse nuk ka ndryshime rrezikojmë të na përsëriten disfata e thella”.
“Në dhjetë vjetët e fundit kemi pasur po aq trajnerë. Është diçka që nuk guxon të ndodhë në klube të mëdha”.