Lajmet e fundit

Mesfushori i Atletico Madrid, Koke ka përsëritur dëshirën e tij për të mbetur në klubin spanjoll, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një kalim në Premier League, shkruan Goal.com.
Koke është raportuar të jetë cak i Manchetser City dhe Pep Guardiolas, ashtu sikur se i Manchester United, nëse drejtimin e klubit e merr Jose Mourinho.
24 vjeçari ka pasur rol qenësor te skuadra e Diego Simeones, ku ka bërë 250 paraqitje prej kur ka kaluar nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë në vitin 2009.
“Të jesh lojtar i Atleti është gjëja më e mirë. Do të jesh përherë Atleti, në kohët e mira dhe të vështira.”
“Atleti është i veçantë. Është si familje, secili e mbështet tjetrin.”
“Unë nuk po shikoj për para, jam i lumtur këtu ku jam, jam në shtëpinë time.”
“Po luaj për ekipin që më ka shikuar mua prej kur isha i vogël.”
“Pse duhet të largohem? Pse duhet t’i humb krejt këto”, ka thënë Koke, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se është i koncentruar për finalen e Champions League, ku do të përballen me Real Madrid.