Lajmet e fundit

Drejtuesit e UEFA-së e kanë caktuar 14 shtatorin si ditën kur do të zgjedhet presidenti i ri i këtij institucioni.
Shtëpia europiane e futbollit është pa president qëkur Mihcel Platini u dënua për përfshirjen e tij në një skandal financiar.
Me caktimin e datës për zgjedhjen e presidentit, UEFA ka njoftuar se kandidatët e interesuar mund ta paraqesin kandidaturën deri më 20 korrik të këtij viti.