Lajmet e fundit

Komponimet natyrore që gjenden në boronica, çaj dhe verë të kuqe kanë vetitë mbrojtëse që ndihmojnë në rregullimin e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet, transmeton Klan Kosova.
Sipas studimeve më të reja thuhet se flavonoidet në këto produkte punojnë me një mikrob të veçantë për të parandaluar infeksione të rënda të gripit.
Në testet e tyre që realizuan në minj, shkencëtarët shpjeguan se kjo nuk e ndaloi infektimin që kontraktohet.
Por në këtë mënyrë ky mekanizëm nxit sistemin imunitar dhe parandalon gripin.
Studiuesit gjithashtu thanë se gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin se pse njerëzit kanë reagime të ndryshme ndaj infeksionive të ndryshme.