Lajmet e fundit

Gary Cahill po e konsideron largimin e tij nga Chelsea, sipas raportimeve nga The Evening Standard, përcjell Klan Kosova.
Mbrojtësi 32 vjeçar e humbi pozitën e titullarit stinorin e kaluar, dhe mund të largohet në rast të ardhjes së Daniele Ruganit nga Juventusi.
Cahill pritet që t’i hapë bisedimet me trajnerin e ri të Të Kaltërve, Maurizio Sarri, me shpresë se mund të sigurojë më shumë minuta lojë në “Stamford Bridge” në stinorin 2018-2019.