Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Chelsea, Gary Cahill, pret një luftë më të fortë për titullin e Premier League këtë sezon.

Gary Cahill pret që beteja për titullin e Premier League të jetë shumë më e madhe këtë sezon, pasi rivalët e Chelsea kanë bërë transferime të shumta, në përpjekje për të rrëzuar klubin londinez.
Manchester City ka nënshkruar me Raheem Sterling e Fabian Delph, ndër Manchester United me Bastian Schëeinsteiger, Memphis Depay e Morgan Schneiderlin.
Arsenal pritet që veç Petr Cech të nënshkruajë edhe me të tjeë. Ndërsa Chelsea ka nënshkruar me Radamel Falcao e Asmir Begovic, por Cahill pret që beteja të jetë e fortë.
“Mendoj se sezonin e shkuar ishim më të fortë”.
“Nuk jam i sigurtë për këtë sezonë. Skuadrat tjera kanë transferuar shumë lojtarë, prandaj do të jetë sezon i vështirë”.
“Çdo sezon është i vështirë në vetvete, por prandaj është kaq interesante”.