Nicolas Viola e zhbllokoi ndeshjen në "Unipol Domus", 18 minuta pasi ajo nisi.
Realizimi i 35 vjeçarit italian, ishte edhe i vetmi në pjesën e parë ndërmjet Cagliarit dhe Genoas, i vlefshëm për xhiron e 28-të në Serie A, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, epërsia e vendasëve u shkri, pa kaluara as 120 sekonda të plota pasi nisi fraksioni i dytë.
Maxwel Cornet barazoi shifrat në 1-1, e që në fund rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar i krejt takimit.
Cagliari pozicionohet në vendin e 15-të në kampionatin elitar të Italisë, me 26 pikë të grumbulluara, kurse me gjashtë më shumë, Genoa renditet e 12-ta, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë derbi i kësaj jave, zhvillohet në "Allianz" të Torinos, ku Juventus i vendit të katërt, është nikoqir i Atalantas që renditet e treta.
[caption id="attachment_2522421" align="alignnone" width="768"]

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.