Lajmet e fundit

Cagliari ka arritur marrëveshje me Interin për të nënshkruar me lojtarin Dalbert për huazim me mundësi për të blerë për 7 milionë euro nga Inter.
Të dy klubet arritën një marrëveshje këtë mbrëmje, shkruan Sport Italia, njofton Klan Kosova.
Mbrojtësi i majtë mbush 28 vjeç në shtator dhe sapo ishte kthyer në Inter pas suksesit të tij në huazim në Francë me Stade Rennais.
Megjithëse Rennes kishte një mundësi për ta blerë për 12.5 milionë euro, ata vendosën të mos e aktivizonin atë.
Dalbert pritet nesër në Sardenjë për të hedhur nënshkrimin në kontrat.
Braziliani ishte lidhur gjithashtu me Benfica, Trabzonspor dhe CSKA Moscow.
Dalbert gjithashtu kishte shkuar në huazim te ekipi i Serie A Fiorentina në sezonin 2019-20