Lajmet e fundit

Ai theksoi se vendime të tilla mund të kenë implikime më të gjera në mënyrën se si zhvillohen gjykimet që janë aktualisht në proces, përfshirë edhe procedurat në Dhomat e Apelit të Gjykatës Speciale.“Shumë gjëra do të varen nga ajo se çfarë do të thuhet në vendimin e GJEDNJ për ato që zotëri Haradinaj është ankuar, i vetmi mjet veprimi që mund të ndërmarrë kjo gjykatë është kompensimi financiar për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Cadman shtoi se ndikim mund të ketë edhe në raste të tjera që janë ende në proces, përfshirë edhe procedurat për tentim pengimi të drejtësisë që po shqyrtohen aktualisht.“Por, natyrisht se vendime si këto do të kishin implikime shumë më të gjera, si shembull implikime se si zhvillohen gjykimet që janë në proces sipër. Mendoj se po ashtu duhet ta dimë se nuk do të ketë më raste të tjera në Gjykatën Speciale. Pra, nuk do të ketë gjykime të reja, por ka ende procedura në shkallën e apelit”, deklaroi Cadman.
“Siç e dimë, aktgjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët do të jepet më 20 korrik. Kështu që edhe nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do ta japë një vendim për rastin e Haradinajt tani, që nuk pritet, nuk do të kishte ndonjë ndikim në atë rast, por do të kishte patjetër ndikim në procedurat pranë Dhomës së Apelit. Edhe për këtë rast, edhe për tjetrin për tentim pengimin e drejtësisë që është në proces e sipër”, deklaroi avokati./Klankosova.tv