Lajmet e fundit

Cadiz ka shënuar fitore ndaj Mallorcas, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.
Golat e fitores për Cadizin i shënuan Theo Bongonda, në minutën e 10’, dhe Alex Fernandez, në minutën e 38’.
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka luajtur të gjithë ndeshjen, por pa arritur të gjejë golin – kjo është përballja e pestë rresht, që kosovari nuk realizon.
Mallorca edhe pas humbjes renditet në vendin e 10-të me 25 pikë të grumbulluara nga 19 ndeshje. /Klankosova.tv.