Tensionet në Kosovë apo Serbi do të kenë ndikim në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.
Kështu tha në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova Marko Çadezh, kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë në Serbi.
Çadezh tha se çdo investitor ose blerës trembet nga këto tensione.
"Kjo nuk është e mirë, është shumë e keqe. Nëse kemi një marrëveshje të përbashket se si do të zhvillohen proceset, atëherë duhet t'i qëndrojmë besnik asaj. Nëse nuk i qëndrojmë, atëherë prodhuesit do të largohet, dhe nëse prodhuesit largohen atëherë largohet paraja, atëherë vendosja drynin atij biznesit", tha Çadezh në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=InfLMa1_nBY&t=100s
Ai shtoi se bizneset nga Kosova dhe Serbia kanë bashkëpunim shumë të mirë.
"Ka mjaft produkte nga Kosova që vijnë edhe në tregun serb. Mirëpo ka shumë gjëra për t'u bërë dhe kjo nuk mund të bëhet pa stabilitetin politik", shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=TtLfsXR0MoA&t=80s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.