Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Kroacisë ka theksuar forcën e skuadrës që ka në dispozicion, për të arsyetuar fitoren e thellë ndaj Kosovës të enjten në Loro Borici.

Ante Çaçiq ka thënë se fitorja ndaj Kosovës ishte e pritur, për shkak të kualiteteve që posedojnë lojtarët e tij.
Kroacia ishte dukshëm më e fortë se Kosova, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6:0, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Botërorin Rusia 2018.
Dhe trajneri kroat ka deklaruar se ndeshja doli ashtu sic e priste, por ka kërkuar që lojtarët të mos ngazëllehen dhe të përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj Finlandës.
"E kam thënë që jemi skuadër më e fortë, gjë që u tregua në fushë. Por ky rezultat duhet lënë prapa dhe duhet të shohim për ndeshjen e radhës".