Lajmet e fundit
Trajneri kroat ka deklaruar se mungesat në skuadër e bëjnë të vështirë ndeshjen ndaj Kosovës, por se pret ndeshje të bukur.

Kroacia do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Kosovës, teksa do të mbërrijë në Shkodër me një skuadër të përgjysmuar.
Ante Çaçiç, e ka pranuar se Modric, Rakitic, Lovren e Pjaca, janë mungesa të mëdha, por ka thënë se ata që do t’i zëvendësojnë duhet të vërtetojnë se meritojnë të luajnë.
“Jemi në disavantash me Kosovën, sidomos pas dëmtimeve të disa lojtarëve kyç, por të enjten në mbrëmje kushdo që luan, duhet të vërtetojmë se jemi favorit ndaj tyre”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata nuk luajnë në shtëpi, por në Shkodër do të jetë një atmosferë e bukur. Kosova do të tentojë të bëjë gjithçka në këtë ndeshje. Ata janë shumë të motivuar, mendoj se kjo e bën edhe më interesante sfidën".