Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Uruguait, që u aksidentua me Ferrarin e tij në Torino më 29 shtator, do të jetë i gatshëm për përballjen me Interin të dielën.

Juventus e ka bërë të qartë që Martin Caceres do të kthehet në skuadër, pas suspendimit shkaku i aksidentit muajin e shkuar.
Uruguaiani humbi kontrollin mbi Ferrarin e tij në mesnatën e 29 shtatorit duke u përplasur me dy vetura të parkuara skaj rrugës.
Por zyrtarë të Zonjës së Vjetër, të martën, kanë konfirmuar që ish lojtari i Sevillës ka marrë dritën e gjelbër nga Massimiliano Allegri.
Prania e Caceresit në ndeshje është plus i madh për skuadrën, që vuan nga mungesa e Stephan Lichtsteiner.