Lajmet e fundit

Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi, ka vazhduar formën e lartë në futbollin norvegjez.
Sulmuesi në ndeshjen e sotme që Viking kishte përball Aakesunda, shënoi dy gola në fitoren 5:2, njofton Klan Kosova.
Goli i parë erdhi vetëm pesë minuta pas fillimit të ndeshjes.
Kurse, goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm nga Bytiqi pasi realizoi nga goditja e lirë.
Ishte ky goli i shtatë për kosovarin këtë vit në Norvegji, ndërsa numëron edhe pesë asistime.
https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1307722789097439241
https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1307750185339150336