Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është interesuar fare për Gjykatën Speciale, atje ku për mbi pesë vjet po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Bytyqi shtoi se deklaratat e Vetëvendosjes, sipas tij, ishin më shumë për ta larë gojën, si pasojë e presionit publik, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo çka është fakt i pakontestueshëm është që kjo qeveri nuk ka pasur interesim fare për këtë Gjykatë Speciale. E ka pasur vetëm për me la gojën, gjithë ato deklarata të cilat i ka bërë Vetëvendosja, si për shembull ‘ne e dënojmë Gjykatën Speciale’ në kuptimin e shkeljes të të drejtave themelore të palëve, kanë qenë si rezultat i një presioni më shumë publik, i cili është bërë në këto media, sesa që është bërë në Parlament”, tha Bytyqi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=rz_f-wy-_E0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.