Lajmet e fundit
Pasi arriti që Ferizajn ta kthejë në Superligë, tekniku i njohur ka vendosur që edicionin e ardhshëm të jetë në krye të pankinës të Llapit

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka marrë të premten drejtimin e KF Llapi.
Prezantimi i Sokolit është bërë në një konferencë për shtyp në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Kujtojmë se Bylbyl Sokoli sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ferizajit, skuadër të cilën arriti ta rikthejë në Superligë.