Lajmet e fundit

“Në vitin 1989, kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, u përcaktuam nga Perëndimi. Kur shikohet programi i LDK-së, ku kam qenë njëri nga themeluesit, ai është bërë nga këshillat dhe sugjerimet drejtpërdrejt prej gjermanëve dhe amerikanëve”, tha Buxhovi.Ai shtoi se dy nga katër pikat kryesore të programit, orientimi drejt Perëndimit dhe synimi për liri e pavarësi, sipas tij, janë hartuar në bashkëpunim me përfaqësues amerikanë. Sipas Buxhovit, zyrtarë të Ambasadës amerikane kanë qenë të përfshirë në proces si mbështetës dhe garantues, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në Kuvendin themelues të LDK-së.
“Kur Ibrahim Rugova pranoi të jetë kryetar i LDK-së, tri ditë më parë kemi pasur takim me përfaqësues amerikanë. Ata i kanë shqyrtuar të gjitha dokumentet dhe jemi sinkronizuar me ta”, deklaroi Buxhovi. /Klankosova.tv.