Kuvendi i Kosovës tashmë ka arritur në shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po, për këtë shqyrtim, LVV propozoi se nevojitet të shmangen afatet procedurale, prandaj një gjë e tillë u refuzua edhe nga LDK.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se Ligji për Buxhetin nuk mund të trajtohet kështu, prandaj nëse nuk gjejnë mirëkuptim, nuk e votojnë, transmeton Klankosova.tv
Ai madje tha se në këtë situatë do të duhej të ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Padyshim, është e rëndësishme të jetë zoti i shpisë këtu, kryeministri i Kosovës. Le të vjen, ta diskutojmë. Merreni me seriozitet. Nëse s’kemi mirëkuptim, LDK nuk do të votojë për në këtë drejtim”. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.