Lajmet e fundit
Një nga figurat kryesore të Los Blancos ka mohuar mundësinë që strategu spanjoll të largohet nga Santiago Bernabeu.

Drejtori sportiv i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka thënë se shefi i stolit të skuadrës, Rafa Benitez, nuk do të largohet nga klubi.
Benitez është nën presion të madh për t'u larguar nga tifozët dhe një pjesë e skuadrës që nuk pajtohet me stilin e tij të drejtimit.
Por Butragueno ka mohuar mundësinë që Real Madridi të ndërrojë trajner.
“Benitez? Kemi besim të plotë tek ai".
“Ndaj Sociedadit ishte një fitore e madhe për ne, shpresojmë që viti 2016 të jetë pozitiv pas një 2015 të komplikuar”.