Pas një maratone të gjatë ndeshjesh nga “Play-in” dhe “Play-off” në javën e kaluar, transmetimet e ligës numër një në botë të basketbollit do të vazhdojnë edhe këtë javë në platformën numër një në vend, Artmotion.
01:30 NBA PLAYOFF MIAMI – MILWAUKEE ART SPORT 1
“Fiserv Forum” do të jetë nikoqir edhe i takimit të dytë të raundit të parë të “Play-off” në mes skuadrave që u pozicionuan në vendet 3 dhe 6 të lindjes, Milëaukee Bucks dhe Miami Heat.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 01:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Ndeshja e parë ishte tejet e luftuar teksa u fitua vetëm pas vazhdimeve nga Milwaukee pas një treshe të Khris Middleton pak sekonda pa mbaruar takimi. Të dy skuadrat luftuan shumë në atë përballje, por nuk është se i pamë ato në formën optimale e po e njëjta luftë dhe misioni për triumf do të jetë edhe këtë herë në përballjen numër dy.
Miami ishin finalist në vitin e kaluar, andaj do të kërkojnë ta përsërisin po të njëjtën edhe këtë vit kurse dihet që Milwaukee synim e kanë vetëm titullin kampion dhe asgjë më pak.
Miami, 5-shja e mundshme titullare:
Nunn, Robinson, Butler, Ariza, Adebayo.
Milwaukee, 5-shja e mundshme titullare:
Holiday, DiVicenzo, Middleton, Antetokounmpo, Lopez.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.