Lajmet e fundit
27 vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën profesionale tek skuadra Blaugrana, por tani mund të transferohet diku tjetër.

Sergio Busquets ka hedhur benzinë në zjarr pas spekulimeve se Pep Guardiola e ka ndërmend të nënshkruajë me të tek Manchester City.
Mesfushori defansiv është titullar i padiskutueshëm tek Barcelona, qëkur debutoi nën urdhrat e Guardiolas, por tani mund ta lë Spanjën.
“Gjithmonë kam thënë që ka vetëm dy njerëz që mund të ma ndërrojnë bindjen për të mos u larguar nga Barcelona”.
“Njëri nga ta është gruaja ime, ndërsa tjetri Guardiola. I kam shumë borxh dhe do të ishte nder për mua të punoj prapë me të”.
“Por ai e di që skuadra ime është Barcelona dhe nuk besoj që do të ma kërkojë që të punoj me të”.