Lajmet e fundit

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets është duke thirrur bashkëlojtarin e tij Neymar që të mos largohet nga Camp Nou, pavarësisht se për të po flitet se mund të vijë një ofertë bombastike.
“Nuk jam shumë i brengosur, në botën e futbollit çka është e shkruar të ndodhë, ndodhë”.
“Ai (Neymar) ka thënë se është në rregull gjithçka me të këtu, është rehat dhe besoj se do të qëndrojë pavarësisht atyre që thuhen.”
“Kur dëgjon se një bashkëlojtar dëshiron që të largohet, natyrisht se të vjen keq, por besoj se Neymar do të vazhdojë të qëndrojë”, ka thënë Busquets, transmeton Klan Kosova.