Lajmet e fundit
Mesfushori mbetet me shpresë se bashkëkombasi i tij nuk do të largohet nga Camp Nou.

Sergio Busquets shpreson se Pedro do të shpërfillë interesimin e Mancehster Unitedit, duke mos u larguar nga Barcelona.
Dy skuadrat raportohet të kenë arritur marrëveshje për transferimin e 28 vjeçarit në Old Trafford, por lëndimi i Neymar ka pezulluar gjithçka.
Megjithëse transferimi duket çështje kohe, Busquets nuk ka humbur shpresat në moslargimin e Pedros.
“Jam vetjak dhe dua që Pedro të qëndrojë. Ne jemi miq të mirë dhe ai i jep shumë skuadrës”.
“Deri në një njoftim zyrtar, të gjithë shpresojmë se ai nuk do të largohet. Është e vështirë për të, por i dëshirojmë gjithë të mirat”.
“Ai do që të qëndrojë, por edhe kohë loje si secili. Shpresoj që çkado që të ndodhëm, të jetë e mirë për të”.