Lajmet e fundit
Sergio Busquets: Champion League është më prestigjioze, por La Liga është më e rëndësishme. Ndryshe nga viti i kaluar jemi rikthyer në rrugën e duhur.

Sergio Busquets është shumë i lumtur që Barcelona e ka fituar titullin e kampionit në La Liga. Ai ka thënë se kampionati spanjoll është më i rëndësishëm së Championsi.
Lionel Messi e shënoi golin vendimtar ndaj Atletico Madirdit 0-1, dhe në këtë mënyrë skuadra e Luis Enriques është shpallur kampion.
“Champion League është më prestigjioze por La Liga është më e rëndësishme. Ndryshe nga viti i kaluar jemi rikthyer në rrugën e duhur dhe tash duhet të festojmë titullin më të rëndësishëm”, tha Busquets.