Lajmet e fundit

Sergio Busquets e pranon që Barcelona duhet të bëjë më shumë transferime, por insiston që nevoja për këto transfere nuk është rritur nga humbja prej Real Madrid në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
“Skuadra nuk ka nevojë për transferime të reja shkaku i këtij rezultati”, tha ai, cituar nga Mundo Deportivo.
“Ne kemi nevojë për ta sepse duhet t’i ripërtrish gjërat”.
“Është vështirë por shkojmë në Bernabeu me qëllimin që të rikthehemi. Nuk po kërkojmë justifikime”, shtoi Busquets.