Është arrestuar një burrë nga Mitrovica e Veriut, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë në të cilën banojnë, është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishekë.
"Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë në të cilën banojnë është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishekë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", njofton raporti 24 orësh.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.