Lajmet e fundit

Kur Trevor Harper, vendosi që t’i propozojë partnerit të tij prej nëntë vjetësh, Davis Covin, në mendje e kishte vetëm një vend.
E ky vend ishte, kisha në Austin, ku të dy ishin bërë anëtar para disa vjetësh, transmeton Klan Kosova.
Por arsya pse Trevor dëshironte t’i propozonte të dashurit në këtë kishë është më shumë se diçka sentimentale.
Edhe pse ShBA-të që prej 26 qershorit të këtij viti, e kanë lejuar martesën mes së njëjtës gjini në të gjitha shtetet, prapë kisha i ndalon ceremonitë e martesave mes homoseksualëve.
Kështu që ai vendosi, se nëse ceremonia e martesës është e ndaluar, propozimi për martesë nuk është.
Propozimi u bë, e u përkrahë nga të gjithë përfshirë edhe priftin.
Pavarësisht qëndrimit zyrtar të kësaj kishe për martesat mes homoseksualëve, ata janë shumë të lidhur me kishën.
“Kjo kishë ka qenë hera e parë për ne ku kemi dalë publikisht si një çift”.
"E ne jemi shumë të lidhur me kishën", është shprehur Trevor.
http://link.brightcove.com/services/player/bcpid2276103648001?bckey=AQ~~,AAAAB42LPmE~,rulI1GcI29MG3fBNbe4bwdMAXmvYFxzB&bctid=4448723653001