Lajmet e fundit

Burri nga Afrika e Jugut tha se për një vit e gjysmë kishte qëndruar në Palestinë pasi kufiri i këtij shteti ishte i mbyllur.
“Duhet të ndaloja në Palestinë për një vit e gjysmë, dhe pas rihapjes së kufirit vijova drejt Libanit, më pas në Medina dhe më pas në Mekë.”
Saheed u bashkua me qindra pelegrinë të tjerë që udhëtonin drejt Mekës, pas hapjes së qytetit ndaj fluksit të vizitorëve.
Në pelegrinazhin e këtij vitit janë lejuar 1 milion për ta vizituar Mekën, 850 mijë prej tyre do të jenë të huaj.
Pelegrinazhet pritet të gjenerojnë të ardhura të shumta për Arabinë Saudite teksa besimtarët me veshjet e bardha vërshojnë në dyqanet e suvenireve e restorantet në qytetin me dy milionë banorë, shkruan Dailystar përcjell Klankosova.tv