Një grua raportohet të jetë lënduar në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hajnoc të Kamenicës, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte lënduar në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.