Një grua 23 vjeçare nga Afganistani ka përshkruar për BBC se burri i saj ia ka prerë veshët gjatë një sulmi që ia ka bërë në veri të provincës Balkh.
Gruaja që quhet Zarina, është e shtrirë në spital në një gjendje të tramatizuar, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam kryer asnjë mëkat. Nuk e di se pse burri ma bërë këtë”.
Ajo është shprehur se ai papritmas një natë e kishte zgjuar nga gjumi dhe e kishte sulmuar.
Zarina është martuar me të në moshën 13 vjeçe dhe ka treguar që asnjëherë nuk i kishte marrëdhëniet mirë me të.
Gruaja gjithashtu u ka treguar policëve që ai e ka ndaluar atë që të shkojë në vizitë tek prindërit e saj dhe ka thënë që më nuk dëshiron të qëndrojë e martuar me të.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.